Fjalë Kyçe

Buzëqeshja e Artë

Buzëqeshja e Artë

Majlinda Kelmendi ka vazhduar me formën e mirë në vitin 2019, duke fituar medaljen e dytë të artë këtë vit, shkruan gazetaAlo.

Kampionia Olimpike dhe e botës, fitoi të artën në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Dyseldorf të Gjermanisë, kategoria deri në 52 kilogramë.

Në finale, kampionia jonë mposhti Sosorbaram Lkhagvasuren të Mongolisë. Deri në finale ajo shënoi edhe katër fitore tjera.

Pas këtij triumfi të madh ka reaguar trajneri i xhudos Driton Kuka.

Ky është reagimi i Kukës.

“Golden smile”, ka shkruar Driton Kuka në rjetet sociale. /GazetaAlo