Fjalë Kyçe

Bylbyl Sokoli flet për sfidën ndaj Drenicës

Bylbyl Sokoli flet për sfidën ndaj Drenicës

Drenica e pret Ferizajin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj,në kuadër të javës së 23-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, trajneri i skuadrës së Ferizajit, Bylbyl Sokoli.

“Përballja ndaj Drenicës do të jetë një ndeshje e veshtirë”, ka thënë fillimisht trajneri i njohur kosovar.

“Do të bëjm përpjekje për rezultat pozitiv edhe pse Drenica është favorite”, ka përfunduar Bylbyl Sokoli.

Drenica – Ferizaj luhet nesër në Skenderaj me fillim nga ora 14:00. /Gazeta Alo