Fjalë Kyçe

Bylbyl Sokoli kritikon ashpër futbollistët e tij

Bylbyl Sokoli kritikon ashpër futbollistët e tij

Ferizaj ka pësuar humbje me rezultat 1:3 në udhëtim te Drenica, por ky rezultat nuk e ka befasuar aspak trajnerin e skuadrës mysafire, Bylbyl Sokolin.

“Kjo është forca reale e Ferizajt dhe sot luajtëm ashtu siç e kemi pozitën në tabelë. Ne na mungoi çdo gjë që duhej për të marrë rezultat pozitiv. Ndaj Trepçës ’89 shënuam fitore, por e kam thënë se patëm shumë fat”, ka thënë Sokoli për Super Sport Kosova.

Ai ka shtuar se Ferizaj do ta ketë shumë vështirë ta sigurojë mbijetesën në Superligë.

“Kam pritur më tepër nga kjo ndeshje, por qasja që patëm sot është për çdo kritikë. Ferizaj do ta ketë shumë vështirë në vazhdim, por ne do të punojmë shumë për ta ndryshuar këtë mentalitet dhe këtë mungesë disipline”, është shprehur Sokoli.

Pas 19 ndeshjeve, Ferizaj renditet në pozitën e parafundit me 19 pikë.