Fjalë Kyçe

Çekia shënon fitore ndaj Anglisë

Çekia shënon fitore ndaj Anglisë

Kombëtarja e Çekisë ka bërë një paraqitje heroike kundër kombëtares së Anglisë.

Në Pragë, Çekia ka arritur të marrë tri pikë jashtëzakonisht të vlefshme, kundër liderëve të grupit, Anglisë, shkruan lajmi.net.

Anglia kaloi e parë në epërsi me anë të Harry Kane, kur luhej minuta e 5’ e takimit, për tu përmbysur në pjesën e mbetur të lojës.

Vendasit reaguan pas vetëm katër minutave me anë të Brabec, për të vendosur balancën, dhe për të dal baras në pjesën e parë.

Në fundin e takimit, kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej baras, ishte Zdenek Ondrasek që në minutën e 85’ realizoi për 2:1 dhe për fitoren e madhe të Çekisë.

Këto pikë i kanë rritur gjasat e çekëve për kualifikimin më tutje në Euro 2020, pasi tashmë me një fitore të mundshme eliminojnë gjasat e Kosovës për vendin e dytë, por mbesin në luftë edhe për pozitën e parë.

Pas këtij rezultati, Anglia numëron 12 pikë në pozitën e parë, me pikët e barabarta me Çekinë, që kanë goldiferencë më të dobët.