Fjalë Kyçe

Chicharito nuk e përjashton mundësinë e largimit nga West Hami

Chicharito nuk e përjashton mundësinë e largimit nga West Hami

Javier Hernandez nuk përjashton mundësinë e largimit nga West Hami gjatë këtij dimri, por meksikani po ‘lufton’ që të siguroj në vend titullari tek skuadra angleze, raportojnë mediet britanike, përcjell Gazeta Alo.

Reprezentuesi meksikan, i cili po luan sezonin e parë tek West Hami, por akoma nuk ka rigjetur formën e tij më të mirë.

“Dua të luaj sa më shumë që është e mundur. Unë kam aftësinë për ta fituar një vend”, tha Hernandez i njohur me nofkën ‘Chicharito’.

“Por unë do të respektoj vendimet që merren dhe për këtë arsye nuk e përjashtojë mundësinë për të lëvizur gjatë këtij dimri”, tha ai. /Gazeta Alo/