Fjalë Kyçe

City mposht Watfordin, i shënon 5 gola për 18 minuta

City mposht Watfordin, i shënon 5 gola për 18 minuta

Kampioni i Premier Ligës, Manchester City është treguar i pamëshirshëm ndaj Watfordit. Skuadra e Pep Guardiolës shënoi pesë gola brenda 18 minutave, transmeton Koha.net.

Ishte David Silva ai që shënoi në minutën e parë pas asistimit nga De Bruyne.Pas pesë minutash epërsinë e dyfishoi Aguero duke shënuar nga penaltia. Mahrez shënoi në minutën e 12. E pas tre minutash Bernardo Silva shënoi për 4 me 0.

Kurse në minutën e 18 mbrojtësi, Otamendi shënoi pas asistimit nga Aguero për ta çuar rezultatin në 5 me 0. E sipas OptaJoe ky është rekord në Premier Ligë.

“Pesë gola nga Manchester City për vetëm 18 minuta është më së shpejti që ndonjë skuadër ka shënuar ndonjëherë për të krijuar epërsinë 5-0 në një ndeshje të Premier Ligës”, thuhet në faqen OptaJoe.