Fjalë Kyçe

“Çmimi më i vogël i Chiesas është 60 milionë euro”

“Çmimi më i vogël i Chiesas është 60 milionë euro”

Federico Chiesa besohet se është duke u kërkuar nga Juventus, Inter dhe Napolit, por Firentina nuk dëshiron ta lejojë të largohet ai për më pak se 60 milionë euro.

21 vjeçari italian, shihet si njëri prej yjeve në rritje të futbollit në Itali.

Juve është lidhur me transferin e tij që nga vera e kaluar, kurse tani ish CEO i bardhezinjve, Giuseppe Marotta, të cilin rol do të luajë tani në Inter, njihet si adhuruesi i tij më i madh.

Napoli kishte një ofertë që e refuzoi verën e kaluar, ndërkaq, siç raporton Corriere dello Sport, deri me tani, s’paku tri skuadra kanë shprehur interesimin për të.

Viola nuk dëshiron ta shet Chiesan lirë, me gazetën që thekson se ata kërkojnë minimumi 60 milionë euro për lojtarin.

Juve tashmë ka filluar punën, përderisa anash nuk ka mbetur as presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, që ka një lidhje direkte me vëllezërit Della Valle.

Strategjia e Interit sillet rreth Marottas, i cili tashmë ka përvojë në negociata me Chiesan nga vera e kaluar dhe ka marrëdhënie të mira me Firentina pasi që kishte transferuar nga ky ekip, Marko Pjacan dhe Federico Bernardeschi. /GazetaExpress/