Fjalë Kyçe

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Bullgari – Kosovë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Bullgari – Kosovë

Ka filluar shitja e biletave të ndeshjes Bullgaria – Kosova që do të zhvillohet në muajin qershor.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen kthyese me Bullgarinë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020. Sot, faqja zyrtare e ekipit kombëtar të Bullgarisë i ka publikuar edhe çmimet e biletave.

Ekipi kombëtar i Bullgarisë do ta presë ekipin kombëtar të Kosovës më 10 qershor, në orën 21:45, në stadiumin kombëtar “Vasil Levski”. Çmimet e biletave ndryshojnë prej gjashtë deri në 153 euro.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u zhvillua me 25 mars dhe përfundoi me rezultat 1:1. Kjo ishte ndeshja debutuese e Kosovës në kualifikime për Kampionatin Evropian.

Këto janë çmimet e biletave:

Biletat për sektorin A – 20.45 euro

Biletat për sektorin B – 15.35 euro

Biletat për sektorin C dhe D – 6.15 euro

Biletat për sektorin VIP 1 – 143.40 euro

Biletat për sektorin VIP 2 – 51.15 euro

Biletat mund të blihen në: OMV, Orange Center, Office 1 Superstore, Postën e Bullgarisë, Qendra e Biletave në Pallatin Kombëtar të Bullgarisë për Kulturë, Arena Armeec dhe Technopolis.