Fjalë Kyçe

David Luiz beson se ekipi i tij mund ta fitojë titullin

David Luiz beson se ekipi i tij mund ta fitojë titullin

Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz ka këmbëngulur që klubi i tij mund ta sfidojë Liverpoolin dhe Manchester City për titullin e ligës angleze në këtë sezon.

32 vjeçari beson se skuadra londineze mund të bëhet kampion për herë të parë që nga viti 2004.

“Vizioni im, ambicia dhe vullneti im është gjithmonë të luftoj për titull dhe ne kemi mundësi për të luftuar për titullin. Unë mendoj se ky klub meriton të shkëlqejë përsëri”, tha Luiz.

Po ashtu Arsenali është kritikuar për mbrojtjen e dobët mirëpo David Luiz mendon se skuadra ka filluar të përmisohet.

“Ne do të përpiqemi  të përmirësohemi. Në lojërat e fundit kemi treguar që jemi më të fortë në mbrojtje. Dua që ky klub të përmirësohet në çdo pjesë të lojës” u deklarua mbrojtësi i Arsenal./Indeksonline