Fjalë Kyçe

Deklarohet Xhaka ndaj ndeshjes kundër Liverpoolit

Deklarohet Xhaka ndaj ndeshjes kundër Liverpoolit

Granit Xhaka është deklaruar mese i gatshëm për derbin kundër Liverpoolit.

Arsenal të shtunën udhëton në ‘Anfield Road’, për t’u takuar me Liverpoolin, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë.

Ky derbi, që fillon nga ora 18:30, do të vë përballë skuadrat që në dy ndeshjet e para kanë arkëtuar pikë të plota në Premierligë.

“Ndeshje e madhe nesër, gati për të dhënë gjithçka”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.