Fjalë Kyçe

Dënohet kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku

Dënohet kryetrajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 14.03.2019, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njëtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këto;

V E N D I M E

TAHIR LUSHTAKU; kryetrajner i klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skenderaj me numër të ID kartelës 010175M70, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina (kundërshtim në vendimin e asistentit Meriton Berisha në rastin e anulimit të golit të shënuar) në ndeshjen e javës së XXII-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRENICA, e zhvilluar me datë 10.03.2019 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. dhe nenit 10 paragrafi 3; DENOHET; me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind euro) Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

LABINOT QOSA; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “FLAMURTARI“ nga Prishtina , me numër të ID kartelës; 001909M85, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina (për sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXII-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – BALLKANI e zhvilluar me datë 10.03.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2. DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT.

BURIM SADIKU; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria me numër të ID kartelës 000935M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 26, në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq (për ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika b/1 DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

VISAR IMERI; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria me numër të ID kartelës; 000792M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 3, në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq (tentim për të sulmuar gjyqtarin e takimit) në ndeshjen e javës së; XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/3 ; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KORAB HASANI; lojtar i klubit të futbollit “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria me numër të ID kartelës; 001600M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 4 në procedurë disiplinore të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së; XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika b/1; DENOHET me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “VLLAZNIA“ nga Pozharani në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA, e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan (motivi; sjelljet e gabuara të spektatorëve gjatë zhvillimit të ndeshjes; fyerjet dhe ofendimet drejtuar publikut mysafir në minutat; 20, 36, 60 dhe 81 si dhe hyrja në fushën e lojës në rastin e shënimit të golit) , bazuar në nenin 50 paragrafi 1 pika dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2 të Rregullores Disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej ; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm .

ALI OSMANI; kryetrajner i klubit të futbollit “VLLAZNIA“ nga Pozharani me numër të ID kartelës; 0192M60, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje të gabuara drejtuar gjyqtarëve në pushimin e gjysmëlojes në lokalet e zhveshtoreve në ndeshjen e javës së: XIX-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 2 të Rregullores Disiplinore; DENOHET; me shqiptimin e masës disiplinore; të QORTIMIT .

KF “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre (fyerje dhe sharje drejtuar spektatorëve nikoqir si kundërpërgjigje në minutat; 24,32,68 dhe 80) në ndeshjen e javës së XIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – VUSHTRRIA, e zhvilluar me datë 10.03.2019 në Pozharan, bazuar në nenin 50 paragrafi 1 pika DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT .

ELTON BLAKU; lojtar i klubit të futbollit “RILINDJA” nga Prishtina me numër të ID kartelës; 00172M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së XI-të të Ligës së Parë të Kosovës për kategorinë e seniorëve; RILINDJA – LEPENCI, e zhvilluar me datë 09.03.2019 në Prishtinë, bazuar në Rregulloren Disiplinore neni; 43 paragrafi 1 pika 1; DENOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

ÇLIRIM MALOKU; lojtar i klubit të futbollit “LEPENCI” nga Kaçaniku me numër të ID kartelës 003053M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 1, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje dhe goditje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së XI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; RILINDJA – LEPENCI, e zhvilluar me datë 09.03.2019 në Prishtinë, në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1; DENOHET; me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KËSHILLA JURIDIKE

Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë , komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. /Gazeta Alo.