Fjalë Kyçe

Distria e artë në Kinë

Distria e artë në Kinë

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka arritur të fitojë medaljen e artë për Kosovën në kategorinë deri në 48 kilogramë të World Judo Masters, në Qingdao të Kinës.

Në finalen e madhe, kosovarja mposhtI xhudisten nga Moldavia, Naransetseg Ganbaatar. Një rezultat historik ky për Krasniqi që së bashku me Majlinda Kelmendin janë 2 xhudistet më të mira në Europë dhe Botë në kategoritë ku marrin pjesë.

————————-

Distria Krasniqi në finale të Mastersit të Kinës

Distria Krasniqi në finale të Mastersit të Kinës.

Medalistja e bronztë botërore në xhudo, Distria Krasniqi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj.

Ajo u kualifikua në finale (-48 kg) të njërës prej garave më të forta në xhudo, Mastersit të Qingdaos së Kinës.

Xhudistja jonë kaloi rrethin e parë pa luftë, më pas mposhti Katharina Menz të Gjermanisë, ndërsa në çerekfinale mundi Orgintsetseg Galbadrakh të Kazakistanit.

Në gjysmëfinale kaloi pengesën Urantsetseg Munkhbat të Mongolisë, ndërsa në finale do të përballet me një tjetër mongoleze, Narantsetseg Ganbaatar.

Blloku final fillon pas një ore.

Sot garoi edhe Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, por që kampionia dhe nënkampionia e Evropës u ndalë në luftën e parë nga Jisu Kim e Koresë së Jugut.