Fjalë Kyçe

Dortmund fiton derbin me Leverkusen, Werder ia del edhe pa Rashicën

Dortmund fiton derbin me Leverkusen, Werder ia del edhe pa Rashicën

Janë mbyllur më shumë se gjysma e ndeshjeve të xhiros së katërt në Bundesliga.

Takimi i cili pati vëmendjen më të madhe në mesditën e sotme ishte ai mes Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen.

Dortmund arriti ta fitonte këtë përballje me rezultatin 4:0, para tifozëve të vet, raporton lajmi.net.

Golat për skuadrën ‘verdh e zi’ i realizuan Paco Alcacer në minutën e 28’, Marco Reus në minutën e 58 dhe 92′, ’ dhe Guerreiro në minutën 84’.

Fitore në xhiron e katërt regjistroi edhe Ëerder Bremen, edhe pse skuadrës i mungonin shërbimet e Milot Rashicës.

Bremen morën fitore me rezultat 1:2, me golat e Klassen dhe Fullkrug.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të luajtura nga ora 15:30 në Bundesliga.