Fjalë Kyçe

Drenica e deklason Llapin me këtë rezultat

Drenica e deklason Llapin me këtë rezultat

Drenica është treguar skuadër shumë e fortë në duel me Llapin, duke e mposhtur bindshëm prej 3-0.

Drenicasit dhe llapjanët u përplasen të premten pasdite në “Bajram Aliu”, në kuadër të javës së dytë të IPKO Superliga e Kosovës në futboll, transmeton RTKLive.

Skuadra e Tahir Batatinës, ka dominuar përballjen me skuadrën e Tahir Batatinës, sidomos në pjesën e dytë kur futbollistët e skuadrës nikoqire tri herë e çuan topin në rrjetë.

Harmon (51’), Osman Mziu (63’) dhe Qemajl Elshani (74’), shënuan nga një gol për fitoren e parë të Drenicës në këtë edicion të garave, derisa llapjanët pësuan disfatën e parë.