Fjalë Kyçe

Drilon Hajrizi, basketbollisti që luajti për katër rivalët e mëdhenj të basketbollit kosovar

Drilon Hajrizi, basketbollisti që luajti për katër rivalët e mëdhenj të basketbollit kosovar

Në basketbollin e Kosovës dikur ekzistonte katërshja e madhe, me rivalitet të jashtëzakonshëm.

Tifozët mbushnin sallat dhe rivaliteti ishte i madh mes Prishtinës, Pejës, Trepçës e Bashkimit, shkruan Gazeta Olle.

Por, tashmë është një lojtar që ka luajtur për këto katër skuadra të mëdha të Kosovës. Ky është Driloni Hajrizi, i cili të hënën u zyrtarizua te Bashkimi.

Basketbollisti mitrovicas karrierën e nisi te Trepça, ku më 2012 fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës në basketboll.

Për shkak të krizës kaloi te Peja, ku qëndroi deri në vitin 2016, derisa më parë kishte oferta edhe nga Bashkimi.

Edhe pse një lojtar jo shumë i dashur nga “Plisat” dhe shumë i adhuruar nga ‘Torcida’ dhe ‘Shqiponjat’, Hajrizi më 2016 vendosi të kalojë te Prishtina. Tifozët prishtinas ishin absolutisht kundër transferimit të tij, derisa nuk munguan vërshëllimat në drejtim të tij. Sidoqoftë, Hajrizi dha maksimumin për 1 vit te kryeqytetasit para se të kalonte në Japoni, derisa të hënën u zyrtarizua te Bashkimi, duke kompletuar katërshen e madhe të basketbollit të Kosovës, por kjo mund të mos jetë kontrata e fundit në Kosovë për 28-vjeçarin.

Kujtojmë se Hajrizi ishte pjesë e Kosovës në basketboll, por që nuk është ftuar në ndeshjet e fundit, pasi u dënua nga FBK-ja. Gjithsesi, Drilon Hajrizi, mbetet një nga lojtarët më të mirë vendorë në vitet e fundit në basketbollin e Kosovës.