Fjalë Kyçe

Drita reagon ndaj deklaratave të Lirim Kastratit, e këshillon të përmisohet në fushën e komunikimit!

Drita reagon ndaj deklaratave të Lirim Kastratit,  e këshillon të përmisohet në fushën e komunikimit!

Ylli i Kombëtares së Kosovès Lirim Kastrati ka dhënë informacione shokuese mbrëmë në emisionin “Interkativ” në Kohavision, shkruan Gazeta Alo.

“Isha në prova për dy javë ditë te Drita. Madje kisha zhvilluar edhe fazën përgatitore, por që nuk më ndalën. Më thanë që ti nuk mund të luash këtu”, deklaroi Kastrati.

Por pas kësaj deklarate ka reaguar skuadra e Dritës me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

REAGIM

Duke ditur që klubi jonë FC DRITA nuk është idhëtare të reagoj për qdo thashethëm që e lakon emrin e klubit tonë, nuk kemi mundur të qëndrojmë duarkryq ndaj deklaratës së lojtarit të kombëtares U-21, Lirim Kastrati i cili në një medium ka deklaruar që ka qenë i grumbulluar me klubin tonë në fazë përgaditore për dy javë!

Dëshirojmë që ta njoftojmë të gjithë opinionin futbolldashës se Lirim Kastrati nuk ka qenë asnjëherë i grumbulluar me klubin tonë as për një ditë të vetme dhe se deklarimet e tij janë tejet joprofesionale dhe të pamatura nga Lirimi.

FC DRITA i gëzohet qdo suksese të kombëtareve tona dhe çdo suksesi individual të djemve tanë, por asnjëherë nuk i pranon shpifjet nga lojtarët të cilët tentojnë të dëmtojnë imazhin e klubit tonë!

Klubi jonë i bënë thirrje të gjithë futbollistëve të rinjë që ti kushtojnë rëndësi deklaratve publike sepse deklarata të tilla mund të ndikojnë keq në uljen e reputacionit të një sportsiti.

Klubi jonë i uron shumë suksese Lirimit, ndërsa në fushen e komunikimit e këshillon të përmisohet shumë më shumë!

FC DRITA⚪️🔵