Fjalë Kyçe

Dy gjigantët evropianë që ishin për ta vëzhguar Muriqin, binden për aftësitë e tij

Dy gjigantët evropianë që ishin për ta vëzhguar Muriqin, binden për aftësitë e tij

Skuadrat e njohura evropiane, Tottenham dhe Lazio, janë bindur se sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, mund të jetë përforcim i madh gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumet e huaja kanë raportuar të mërkurën se skautët e Tottenhamit dhe Lazios ishin të pranishëm në Prishtinë për ta përcjellë Muriqin nga afër në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi që u luajt të hënën.

Muriqi në këtë ndeshje ishte i pazëvendësueshëm te Kosova dhe shënoi njërin prej golave në fitoren 2:0 të Kosovës në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.Skautët e të dy ekipeve kanë mbetur të kënaqur me atë çfarë tregoi Muriqi në fushë dhe tashmë priten ofertat zyrtare për Fenerbahçen.