Fjalë Kyçe

E do Bayerni, Sarri zbulon të ardhmen e Hudson-Odoit

E do Bayerni, Sarri zbulon të ardhmen e Hudson-Odoit

Maurizio Sarri ka folur rreth të ardhmes së Callum Hudson-Odoit në konferencë për media.

Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri, ka thënë se Callum Hudson-Odoi do të qëndrojë në skuadër.

Bayern Munich është duke tentuar ta transferojë talentin anglez, mirëpo trajneri italian ka deklaruar se ai do të qëndrojë në Stamford Bridgee dhe sezonin e ri.

“Klubi më tha në këtë afat që ai do të mbetet me ne, me siguri, dhe me siguri edhe në të ardhmen,” tha Sarri, përcjell lajmi.net. “Jam shumë i lumtur për këtë.

“Unë nuk kam fuqinë për të nënshkruar kontrata të reja këtu. Në fushë unë jam shumë i lumtur me të. Ai po përmirësohet. Ai do të jetë e ardhmja e klubit tonë dhe e ardhmja e kombëtares angleze.

“Unë nuk jam i frustruar. Siç thashë më parë, në fushë ai po bën shumë mirë, në stërvitje dhe në ndeshje. Jam shumë i lumtur me të, nuk jam shumë i kënaqur me situatën, natyrisht, por e di shumë mirë që çdo ekip i madh këtu në Angli ka të njëjtin problem.

“Nuk është e lehtë t’i mbash këta lojtarë të rinj,” shtoi Sarri.

“Ai është natyrisht një nga 18-vjeçarët më të mirë në Evropë, kështu që është shumë e vështirë, por klubi më tha se ai është jashtë tregut për [tani] dhe ndoshta do të dalë nga tregu në korrik.

“Nuk e di nëse ai është i kënaqur me këtë, por mund të them atë që shoh në fushë. Dhe në fushë në këtë moment ai është fantastik.”, ka shtuar më tej trajneri i Chelseas.