Fjalë Kyçe

E fejuara e De Light ironizon me Ronaldon (FOTO)

E fejuara e De Light ironizon me Ronaldon (FOTO)

Matthijs de Ligt është bërë pjesë e skuadrave zinxhir të Ajaxit sapo kishte mbushur 10 vjeç. Në ekipin e parë është përfshirë në vitin 2016, ndërsa më 24 maj 2017 luajti në finalen e Europa League kundër Manchester United.

Sezonin aktual ai është kapiten i “Harkëtarëve”. Një rrugëtim i pabesueshëm, që kulmoi me golin që i shënoi Juventusit. Pas këtij suksesi ndaj Ronaldos më shokë, është normale që të ketë eufori në kampin e Ajaxit.

AnneKee Molenar, e fejuara e de Ligt, ka publikuar foto të shumta gjatë festës së kualifikimit. Një përshëndetje të veçantë ia rezervon Cristiano Ronaldos, me faqen e parë të Gazzetta dello Sport, shoqëruar me mesazhin, “ciao”!