Fjalë Kyçe

E ftuar në SKx është shqiptarja e parë femër që luajti futboll profesionist, Afërdita Fazlija

E ftuar në SKx është shqiptarja e parë femër që luajti futboll profesionist, Afërdita Fazlija

Njoftim nga Qendra Rinore Sportive Skenderaj.

E ftuar në SKx është shqiptarja e parë femër që luajti futboll profesionist, Afërdita Fazlija, selektore e kombëtares së Kosovës për femra, si dhe zv.drejtoreshë në Departamentin e Sportit të Kosovës MKRS.

Në vitet e 1984-85, Afërdita Fazlija ishte një futbolliste cilësore. Pas dy viteve, ekipi i saj ka hyrë në superligë, ku Aferdita luajti standerte. Në dy vitet e fundit ishte kapitene e ekipes.

Afërdita, tërë jetën ia kushtoi sportit dhe gjithmonë në shpirt e ka futbollin.
Qendra Rinore Publike e Skenderajt ka nderin që para sportistëve dhe të rinjve të Skenderajt ta sjellë një femër të suksesshme në sport, që vjen nga Skenderaj.

Aferdita do ta mbajë një ligjëratë të hapur ne lokalin Ndërmarrja Sociale “Snap Cake” në Skenderaj me datën 19.06.2019, nga ora 16:00.
Jeni të mirë se ardhur! /Gazeta Alo