Fjalë Kyçe

E pranon Bale: Emocionohem më shumë kur luaj për Uellsin sesa për Realin

E pranon Bale: Emocionohem më shumë kur luaj për Uellsin sesa për Realin

Gareth Bale ka pranuar se ndjehet më mirë kur vesh fanellën e kuqe të Uellsit, sesa të cilës do skuadër tjetër.
Ylli i Real Madridit vazhdon të akuzohet se nuk po paraqitet njëjtë në La Liga në fanellën e gjigantëve spanjoll siç po bën për vendin e tij, Uellsin.

Bale nuk është vlerësuar i aftë që nga 13 tetori, nga barazimi mes Uellsit dhe Kroacisë, por duket se do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës kombëtares së tij, që ka nevojë për dy fitore për të patur një shans që dërgon në Euro 2020.

“Padyshim se emocinohem më shumë kur luajë për Uellsin sesa për Real Madridin”, ka deklaruar Bale, përcjell lajmi.net.
“Por kjo nuk ndryshon atë që bëjë në fushë. Unë gjithmonë jam 100 për qind në fushë kudo që jam. Kjo është ajo që përpiqem të bëjë”.