Fjalë Kyçe

Edhe gjiganti gjerman pas yllit te Real Madridit

Edhe gjiganti gjerman pas yllit te Real Madridit

Gjiganti gjerman Bayern Munich, është një tjetër klub i madh evropian që i ka hyrë garës për mesfushorin e Real Madridit, Isco-n.

Sipas medieve gjermane, “Bavarezët” janë futur në garë për spanjollin, i cili duket se shumë shpjet do të ndahet me kampionët  në fuqi të Evropës.

Isco po kalon periudhë të vështirë këtë sezon të garave me “Los Blancos”, dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë larg ‘Bernabeut.

Juventus, Manchester City, Chelsea janë klubet që prej kohësh janë duke e monitoruar spanjollin, por tani në garë për shërbimet e Isco-s është futur edhe Bayern Munich.

Klubi nga “Alianz Arena” do të provojë që gjatë këtij dimri, ta fitojë garën kundër Juves, Cityt e Chelsea për ta bërë të vetin Isco-n.