Fjalë Kyçe

Elvis Gashi ishte i pafat në përballjen për titull në kikboks

Elvis Gashi ishte i pafat në përballjen për titull në kikboks

Elvis Gashi ka qenë i pafat në përballjen ndaj Marat Grigorian për titullin në peshave të lehta në kikboks.

Boksieri shqiptar me prejardhje nga Peja, që jeton dhe vepron në Amerikë, bëri paraqitje të mirë ndaj kundërshtarit për titull, por që nuk ia doli mbanë.
Gashi e humbi përballjen në raundin e pestë, pasi nuk arriti ta vazhdonte më takimin. Edhe pse u dorëhoq, boksieri shqiptar tregoi cilësi të mira ndaj kampionit në fuqi Grigorian.

Gashi shihet si një sportist me potencial të madh dhe që shihej si favorit për ta rrëmbyer titullin e kampionit në kikboks.

Meçi që u zhvillua në Shenzhen të Kinës i ka sjell një përvojë të mirë boksierit nga Peja, pasi që në të ardhmen e afërt do të tentoj ta sfidojë sërish Grigorianin për titullin e më të mirit në peshat e lehta në këtë sport.