Fjalë Kyçe

Euro 2020: Kualifikueset vazhdojnë sot me 8 përballje të tjera interesante

Euro 2020: Kualifikueset vazhdojnë sot me 8 përballje të tjera interesante

Kualifikueset e Kampionatit Evropian do të vazhdojnë edhe sot, me tetë përballje të tjera interesante.

Sot do të zbresin në fushë disa prej kombëtareve nga grupi C, G, E dhe I, për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt Euro 2020, shkruan lajmi.net.

Në Grupin C, fillimisht nga ora 18:00 luan kombëtarja e Holandës kundër asaj së Bjellorusisë, për të vazhduar më pas me ndeshjen Estoni – Gjermani, që luhet me fillim nga ora 20:45.

Në Grupin E vlen të përmendet ndeshja Uells – Kroaci, e cila luhet në orarin e njëjtë me Gjermaninë, kurse në dy grupet tjera nuk ka ndonjë ndeshje që zgjon interesim të madh.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha ndeshjet  që do të luhen sot, në kuadër të eliminatoreve të Euro 2020.