Fjalë Kyçe

Faktet që dëshmojnë rritjen e madhe të Kosovës

Faktet që dëshmojnë rritjen e madhe të Kosovës

Në 14 ndeshje ka shkuar seria e Kosovës pa humbje. E 14-ta vlerësohet bindshëm më e rëndësishmja deri më tash.

Të hënën mbrëma në Sofje, përfaqësuesja e Kosovës në futboll fitoi 3:2 ndaj Bullgarisë në eliminatoret për “Euro 2020”. Për Kosovën ishte vetëm fitorja e parë në cikle kualifikuese, por një fitore me rëndësi të shumëfishtë.

Të tillë e kanë vlerësuar të gjithë në përfaqësuese e rreth saj. Tashmë te Kosova synojnë kualifikimin direkt në Evropianin e vitit tjetër përmes kualifikimeve. Jo shumë kohë më parë ndeshjet kualifikuese ishin vlerësuar vetëm si parapërgatitje për turneun final në Ligën e Kombeve, që mbetet alternativë për kualifikim në “Euro 2020”.

Por fitorja ndaj Bullgarisë në Sofje ka bërë që Liga e Kombeve e UEFA-s të mos përmendet një herë. Kosova tash e synon vendin e dytë në grup, që ia siguron paraqitjen në Evropian. Garën për vend të dytë thuajse e ka fituar me Malin e Zi dhe Bullgarinë, që i kanë vetëm nga dy pikë nga katër ndeshje. Anglia prin në grup me gjashtë pikë nga dy ndeshje, ndërsa gjashtë pikë nga tri ndeshje i ka Çekia. Kosova renditet e treta me pesë pikë nga tri ndeshje.

Por Kosova është në rritje të shpejtë, ndërsa me shumë peshë pritet të jetë ndeshja e 7 shtatorit në Prishtinë ndaj Çekisë. Pas fitores në Sofje dhe paraqitjeve bindëse në Podgoricë me Malin e Zi dhe në Prishtinë me Bullgarinë, ka optimizëm për ndeshjen e 7 shtatorit.

Suksesi i Kosovës ka bërë bujë ndërkombëtare, ndërsa përfaqësuesja po përcillet me shumë entuziazëm në vend dhe nga shqiptarët në mbarë botën.

Ka plot fakte që dëshmojnë për rritjen e madhe të përfaqësueses së Kosovës, ndërsa gazeta ka veçuar disa prej tyre.

Guximi

Danimarka është prej përfaqësueseve më të respektuara evropiane. Është përfaqësuesja më e fortë, të paktën në letër, me të cilën është takuar Kosova deri më tash.

Ndeshjen me Danimarkën, Kosova e luajti më 21 mars në Prishtinë. Ishte një miqësore para ndeshjes eliminatore hapëse me Bullgarinë, që u luajt më 25 mars. Në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” nuk dihej se kush është lart në ranglistën e FIFA-s (Danimarka aktualisht është e dhjeta) e kush më poshtë se pozita e 100-të (Kosova aktualisht është e 127-ta).

Lojtarët e Kosovës nuk u ndien asnjë moment inferiorë ndaj atyre të Danimarkës. E kërkuan fitoren prej fillimit dhe thuajse deri në fund. Ndeshja nuk dha fitues, por dëshmoi për guximin e Kosovës që të kërkojë fitoren edhe ndaj përfaqësueseve më të mëdha. Kur fitorja kërkohej ndaj Danimarkës, ndaj Bullgarisë e Malit të Zi kjo nuk vihej në dyshim….(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)