Fjalë Kyçe

Ferizaji fton tifozerinë në përkrahje kundër Flamurtarit

Ferizaji fton tifozerinë në përkrahje kundër Flamurtarit

Skuadra e Ferizajti me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit ka ftuar tifozërin e saj të jetë në tribuna për sfidën ndaj Flamirtarit, shkruan GazetaAlo.

Ky është njoftimi i Ferizajit.

Klubi ynë fton tifozerinë në përkrahje kundër Flamurtarit.

Kryesia e klubit, shtabi teknik dhe futbollistët ftojnë shikuesit Ferizajas dhe tifozerinë tonë Ujqit që të hënën të jenë në stadium në përkrahje të klubit tonë, në ndeshjen shumë të rëndësishme ku me fitore do të rriten shanset për mbetje në Superligë.

Djelmoshat tanë kanë nevojë për përkrahje si asnjëherë më parë, andaj të hënën të gjithë së bashku në mbështetje të KF Ferizaj dhe të arrijmë synimin që e kemi – mbetjen në Superligë direkt pa barazh.

Ndeshja fillon prej orës 16;00 në stadiumin me bari sintetik (mbrapa sallës së sporteve)

Forca Ferizaj
Forca Ujqit ⚪🔵.