Fjalë Kyçe

Festë speciale për Kampionët e Kosovës

Festë speciale për Kampionët e Kosovës

Pas festimit të titullit të Kosovës, Feronikeli organizon edhe festë speciale për kampionët.

Të ftuar special në festën e kampionëve janë këngëtarët: Blero, Hekuran Krasniqi, Vjosa Emini dhe Xhezair Elezi (Xheza).

“Ftojmë të gjithë tifozët e Feronkelit, tifozët e futbollit në përgjithësi dhe qytetarët e Drenasit, të marrin pjesë në organizimin special për të festuar për kampionët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Feronikeli sot luan finalen e Kupës dhe në rast të fitores do të kishte festë të dyfishtë.