Fjalë Kyçe

FFK-ja me njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes me Anglinë

FFK-ja me njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes me Anglinë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për rregullat dhe gjërat e ndaluara për tifozët në ndeshjen e sotme të Kosovës kundër Anglisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Kombëtarja verdhekaltër, tashmë jashtë garës për t’u kualifikuar, është nikoqire e Anglisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në ndeshjen e fundit për të dy ekipet kombëtare në Grupin A kualifikues që nis në orën 18:00, me këtë të fundit që është kualifikuar tashmë, raporton Gazeta Express.

Organi qeverisës i futbollit në vend ka njoftuar se dyert e stadiumit do të hapën dy orë para se të nisë takimi, si dhe njoftuar për gjërat e ndaluara brenda stadiumit.

“Asnjë person, përfshirë edhe fëmijët pavarësisht moshës nuk do të lejohen të hyjnë në zonën e stadiumit pa biletë. Në hyrjet e stadiumit si dhe brenda stadiumit do të aplikohen masa të rrepta kontrolli prandaj luten të gjithë qytetarët që të lexojnë me kujdes rregullat e mëposhtme dhe t’i respektojnë kërkesat”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

FFK-ja paralajmëron se qytetarët të cilën nuk i përfillin rregullat e sigurisë mund të jenë subjekt për ndëshkim nga organet ligjore.

Rregullat:

1. Dyert e stadiumit hapen në ora 16:00.

2. Luten qytetarët që të vijnë me kohë në stadium, duke filluar nga ora 16:00 për të shmangur tollovinë.

3. Nuk shiten bileta në zonën e stadiumit. Qytetarët të cilët nuk kanë biletë luten të mos vijnë në zonën e stadiumit sepse shkaktojnë tollovi. Qytetarët pa biletë do të largohen nga policia.

4. Nuk lejohet hyrja pa biletë. Një bilete një person. Asnjë person, pavarësisht moshës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium pa biletë. Kjo vlen edhe për fëmijët.

5. Gjërat qe nuk lejohen në stadium do te konfiskohen në hyrje. Gjërat e palejuara përfshijnë:

– Mjetet piroteknike

– Shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– Shishet e plastikës pavarësisht madhësisë

– Pijet alkoolike dhe substancat narkotike

– Ushqim i cfaredo lloji (pervec ushqimit te fëmijëve 24 muajsh) si fara, cipsi, smoki, kikirikë, lajthi, badem, etj.

– Ombrella

– Armë zjarri ose armë të ftohta apo cfarëdo mjeti tjetër që mund të përdoret si armë

– Sende të rënda (canta shpine, karrige të palosshme, etj) etj.

– Kamera profesionale dhe video kamera

– Pajisjet elektronike, mekanike ose manuale, që prodhojnë zhurmë, si megafonë, bori ose vuvuzele

– Materialet promovuese ose komerciale

– Cdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar

6. Luten qytetarët që gjatë intonimit të himneve të respektohet qetësia

7. Qytetarët njoftohen që, për arsye të sigurisë, nuk lejohet bllokimi i rrugëve të evakuimit në tribuna. Prandaj, ulja në shkallët e stadiumit është rreptësisht e ndaluar.