Fjalë Kyçe

FFK lanson platformën online për akreditimin e gazetarëve

FFK lanson platformën online për akreditimin e gazetarëve

FFK lanson platformën online për akreditimin e gazetarëve
March 4, 2019

Foto: Zona ku vendose gazetarët në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës
Ndeshjet e muajit mars po afrohen, ndaj Federata e Futbollit e Kosovës ka menduar të përgatis një platformë të veçantë për procesin e akreditimit të mediave për këto ndeshje, transmeton Gazetasheshi.com.

Federata e Futbollit e Kosovës ka raportuar se që nga dita e sotme (4 mars) fillon procesi i akreditimeve për këto ndeshje duke u qasjur në platformë përmes këtij linku https://ffk-media.com/ ose tek linku Akreditimi i mediave në web – faqen zyrtare të FFK-së.

Procesi i akreditimit për ndeshjen miqësore Kosovë – Danimarkë dhe për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, do të zgjasë deri më 15 mars.

“Për ndonjë paqartësi rreth këtij sistemi, ju lutemi na shkruani në email tek [email protected], ndërsa për pyetje tjera rreth këtij procesi ju lutem na shkruani tek [email protected]

Çdo kërkesë e plotësuar pas datës 15 mars nuk do të merret parasysh”, thuhet në njoftimin e FFK-së