Fjalë Kyçe

FFK organizon Kursin e parë për trajnerë të portierëve për Licencën C

FFK organizon Kursin e parë për trajnerë të portierëve për Licencën C

Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e parë për trajnerë të portierëve “FFK – Licenca C”, shkruan GazetaAlo.

Kursi do të mbahet nga 15 deri më 19 qershor 2019, në Banjë të Pejës, në Istog.

Aplikantët e interesuar duhet të kenë të përfunduar “Kursin D të Portierëve”.

Përmbajtja e këtij kursi do të jetë:

Përsëritja e teknikave bazike
Pozicionimit bazik
Ndërtimi i aksionit i detajuar,
Teknikat e detajuara të mbrojtjes së goditjeve,
Situata 1v1 në teknikë dhe taktikë,
Mbrojtja e hapësirës,
Video analizë e stërvitjes dhe ndeshjes,
Struktura periodike e një stërvitje të portierëve,
Stërvitje të përshtatur në moshë.
Fundi i kursit do të përmbyllet me një provim praktik.

Të interesuarit për aplikim duhet të kenë dokumentet e kompletuara si vijon: Aplikiacionin, Certifikatën Mjekësore (e lëshuar në QKMF), Certifikatë që nuk jeni Nën-Hetime, Diplomë e Shkollës Mesme apo Fakultetit, 2 Foto.

Çmimi për kurs do të jetë 150 €.

Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë aplikimet online ose të paraqesin dokumentet në FFK deri më 10.06.2019 te:

Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
[email protected]

Lorik Fazlija (Coaching Education Officer)
[email protected]

Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në kurs. Aplikacionet e pa-kompletuara nuk do të merren parasysh.