Fjalë Kyçe

FFK organizon turne përkujtimor në datëlindjen e Legjendës

FFK organizon turne përkujtimor në datëlindjen e Legjendës

Në shenjë nderimi dhe përkujtimit të legjendës së futbollit të Kosovës dhe ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili vdiq më 9 qershor 2018, Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë turne përkujtimor në datëlindjen e tij më 23 korrik.

Turneu do të jetë tradicional dhe do të mbahet çdo vit në këtë datë.

Në këtë turne janë ftuar dhe do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Llapit, Prishtinës, Flamurtarit nga Vlora dhe Përzgjedhja e veteranëve nga Maqedonia e Veriut. (Veteranët +45 vjet).

Ky turne do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 23 korrik 2019.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në orën 18.00
Ndeshja e dytë do të zhvillohet në orën 19.00
Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet në orën 20.00.

Me këtë rast, FFK-ja u bën:
F t e s ë

Të gjithë dashamirëve e adhuruesve të futbollit, bashkëlojtarëve e bashkkohanikëve, shokëve e miqve të Fadilit, si dhe mbarë opinionit në Kosovë dhe jashtë Kosovës, që të jenë të pranishëm në këtë turne përkujtimor, që ta nderojmë kujtimin për legjendën, Fadil Vokrri.

Në këtë turne janë ftuar po ashtu dhe figura të rëndësishme nga jeta sportive e politike nga Kosova dhe jashtë Kosovës.
Duke shpresuar dhe besuar në ardhjen tuaj, FFK-ja Ju falënderon të gjithëve. /Gazeta Alo