Fjalë Kyçe

FFK paralajmëron ndaljen, por Zvezda niset drejt Kosovës

FFK paralajmëron ndaljen, por Zvezda niset drejt Kosovës

Skuadra e njohur serbe, Crvena Zvezda, duket se nuk e ka ndërmend që të tërhiqet nga ardhja në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

Skuadra serbe ka paralajmëruar ardhjen për nesër(e mërkure) për të zhvilluar ndeshjen ndaj skuadrës ilegale nga Mitrovica, Trepça, ndeshje kjo e vlefshme për Kupën e Serbisë.

Faqja zyrtare e Zvezdës në ‘Facebook’ ka publikuar disa foto të skuadrës para nisjes drejt Kosovës.

Ndryshe, sot gjatë ditës sekretari i përgjithshëm i FFK’së, Eroll Salihu, ka deklaruar se kjo ndeshje nuk do të lejohet të luhet. FFK ka kërkuar nga organet e shtetit që ta ndalojë hyrjen e Zvezdës nesër.