Fjalë Kyçe

Finalisti i dytë i Kupës së Kosovës mësohet sot

Finalisti i dytë i Kupës së Kosovës mësohet sot

Kosova e Prishtinës është finaliste e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.

Skuadra e Ilir Sopit ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Lirisë së Prizrenit për të ‘prerë’ biletën për finale.

Të dy sfidat, ekipi nga kryeqyteti i fitoi me rezultat të njëjtë, 2:1.

Kosova e Prishtinës do ta mësojë sot kundërshtarin e finales ndërmjet Feronikelit dhe Mitrovicës.

Skuadra mitrovicase e kishte fituar takimin e parë me rezultat minimal, 1:0.

Dueli Feronikeli – Mitrovica luhet sot në terrenin me bari sintetik në Drenas prej orës 15:30.