Fjalë Kyçe

Fjalët e para të Aaron Ramsey si lojtar i Juventusit

Fjalët e para të Aaron Ramsey si lojtar i Juventusit

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, Juventus është një nga skuadrat më të mëdha në botë. Ardhja këtu ishte një ëndër dhe një sfidë. Është një eksperiencë ndryshe si kulturë dhe stil jetese, por jam i përgatitur. Mezi po pres orën të jap kontributin tim. Jam entuziast, shpresoj të jem pjesë e diçkaje të madhe dhe të shkruaj historinë.”

“Jam një lojtar të cilit i pëlqen të qëndrojë pranë zonës së golit, të ketë impakt në lojë dhe të shtyjë përpara. Gol apo assist? E rëndësishme është të ndihmoj skuadrën sa më shumë të jetë e mundur. Kur të filloj të punoj me grupin do të kuptoj se cili do të jetë roli im.”

“Numri 8? Ishte i lirë dhe e mora. E di që ka qenë mbajtur nga Claudio Marchisio, kam folur me të në JMedical, shpresoj të bëj aq sa ka bërë ai me këtë fanelë. Mezi po pres ta vesh këtë fanelë.”

“Rekuperimi nga dëmtimi po ecën mirë, po bëj progres, po punoj shumë që të kthehem sa më shpejt me grupin. Po rekuperoj formën time më të mirë fizike.” – Aaron Ramsey –