Fjalë Kyçe

Flet menaxheri i lojtarit: Kosova dhe Shqipëria e kanë ftuar, por Ademi e ndjen vetën zviceran

Flet menaxheri i lojtarit: Kosova dhe Shqipëria e kanë ftuar, por Ademi e ndjen vetën zviceran

Kemal Ademi është sulmuesi i momentit në futbollin zviceran.

Ylli nga Kosova ka kompletuar transferimin te Baseli këtë verë nga skuadra tjetër zvicerane Xamax dhe ka shkëlqyer që në ndeshjet e para.

Në pesë takimet e para me fanellën e Baselit, Ademi ka shënuar tre gola duke zgjuar interesimin e Kosovës, Shqipërisë dhe Zvicrës.

23-vjeçari ka dy pasaporta, atë të Gjermanisë dhe Zvicrës dhe tani mund të zgjedh se për cilën Kombëtare të luaj.

E për këtë ka folur menaxheri i lojtarit, Renato Cedrola që çuditërisht ka thënë se Ademi ndjehet zviceran.

“Ata (Kosova dhe Shqipëria) e kanë ftuar Kemalin t’i bashkohet në ndeshjet e radhës në shtator”.

“Duan që ta bindin për ta ndryshuar Kombëtaren”, ka thënë Cedrola.

“Ademi është rritur në Herisau dhe e ndjen vetën zviceran”, është shprehur agjenti i lojtarit.

23-vjeçari duhet të zgjedh mes Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Gjermanisë se për cilën Kombëtare të luaj.

Përderisa Kosova dhe Shqipëria kanë shprehur interesim për lojtarin, një gjë të tillë ende nuk e kanë bërë zviceranet dhe gjermanët.