Fjalë Kyçe

Fushë Kosova: Është turpi i FFK-s të heshtin përball këtyre dukurive

Fushë Kosova: Është turpi i FFK-s të heshtin përball këtyre dukurive

Fushë Kosova i është bashkuar një numri klubesh të skuadrave të Kosovës në një varg ankesash ndaj ndarjes së drejtësisë në fushë, shkruan Gazeta Alo.

Akuzat kësaj radhe janë në gjyqtarin Besfort Kosumi për gjykim të njëanshëm në humbjen e Fushë Kosovës ndaj Vushtrrisë si dhe në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Fushë Kosova ka shprehur zemërimin në penaltinë e akorduar nga Besfort Kosumi, penalti kjo e cila ishte jashtë zonës së rreptësisë.

Gjithashtu fushëkosovarët janë ankuar edhe në jo korrektësin e skuadrës së Vushtrrisë.

Ky është teksti i plotë i klubit të Fushë Kosovës në Facebook:

https://www.facebook.com/535655800223393/posts/675106299611675/