Fjalë Kyçe

Futbollistëve të Feronikelit iu premtohet premi e majme për kalimin e çdo rundi në Champions

Futbollistëve të Feronikelit iu premtohet premi e majme për kalimin e çdo rundi në Champions

Përveç se mund ta shkruajnë historinë në futbollin kosovar, lojtarët e Feronikelit mund edhe t’i pasurojnë llogaritë e tyre bankare nëse kalojnë në rundin e dytë kualifikues në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në sezonin 2019/20 të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Kosovës e pret sonte në orën 20:45, kampionin e Uellsit TNS, në stadiumin Fadil Vokrri, në ndeshjen e kthimit të rundit të parë kualifikues, duke ditur se ka një rezultat të favorshëm falë barazimit 2:2 më rikthim dramatik nga ndeshja e parë në Uells javën e kaluar.

Nikli po humbiste 2:0 nga TNS deri në minutën e fundit të ndeshjes pas golave nga Greg Draper dhe Aeron Edwards, por dy gola të vonshëm ama të shpejtë nga Mevlan Zeka dhe Astrit Fazliu e kompletuan rikthimin sensacional të klubit kosovar të martën në Park Hall.

Klubi nga Drenasi mund të kalojë në rundin e dytë kualifikues me çfarëdo fitore dhe madje edhe me barazim pa gola dhe 1:1. Barazimi 2:2 e çon ndeshjen në kohën shtesë dhe penallti potencialisht, ndërsa çfarëdo humbje apo çfarëdo barazimi 3:3 dhe më lart e eliminon Niklin.

Kapiteni Lapidar Lladrovci e ka zbuluar shumën e premive për çdo raund që ai dhe bashkëlojtarët e tij do ta përfitojnë nëse i ndihmojnë Niklit ta kalojë në rrugë drejt sigurimit të pjesëmarrjes në garën më prestigjioze evropiane për klube.

“Kryetari (Naser Ramaj) na ka premtuar 25 për qind të çdo shumë së fituar nga klubi në Ligën e Kampionëve, por ne nuk e kemi përqendrimin këtu”, tha Lladrovci.

Feronikeli do t’i firojë 280 mijë euro nga UEFA nëse kalon në rundin e dytë kualifikues.

Kjo nënkupton se 70 mijë prej tyre do t’iu takonin lojtarëve, bazuar në premtimin e dhënë nga presidenti i Feronikelit. Kjo i bie që lojtarët do të përfitonin nga 2500-4000 euro secili.