Fjalë Kyçe

Futbollistja kosovare e bën shqiponjën në gala mbrëmjen e Topit të Artë

Futbollistja kosovare e bën shqiponjën në gala mbrëmjen e Topit të Artë

Kosovare Asllani ishte e nominuar për Topin e Artë në konkurrencën e femrave. Ajo nuk e harroi shqiponjën dykrenore as në gala mbrëmjen e mbajtur mbrëmë në Paris, duke treguar se është shqiptare, përkundër faktit se e përfaqëson Suedinë

Kosovare Asllani nuk e ka fshehur asnjëherë prejardhjen e saj, shkruan Gazeta Express.

Edhe pse është lindur dhe rritur në Suedi, vend të cilin e përfaqëson edhe në futboll, futbollistja kosovare sa herë që i jepet rasti e konfirmon prejardhjen e saj shqiptare.

Një gjë të tillë, ajo e bëri edhe në gala mbrëmjen e Parisit, ku ishte prezente mbrëmë në ndarjen e çmimit Topi i Artë.

Ajo u rendit në pozitën e 16-të pas një viti fantastik, ku e fitoi medaljen e bronztë me Suedinë në Kampionat Botëror dhe më pas u transferua në Real Madrid.

Por, Kosovarja ishte protagoniste me veprimin e saj: ajo e formoi shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve, duke e konfirmuar dashurinë për vendin e prindërve të saj.

“Gjithmonë me mu”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale, duke menduar për shqiponjën, të cilën e përcjellë me një figurë zemër.