Fjalë Kyçe

Gazetari spanjoll ndryshon mendimin, ja çfarë thotë tani ai për qytetin e Prishtinës

Gazetari spanjoll ndryshon mendimin, ja çfarë thotë tani ai për qytetin e Prishtinës

Gazetari sportiv nga Spanja, Pedro Rodriguez Galvez të hënën kishte ardhur në Prishtinë per herë të parë. Përshtypjet e tij të para në aeroport nuk ishin shumë të mira.

Në rrjetin social twitter ai kishte shkuar se mungonte transporti publik në qytet dhe se taksi ishte shumë shtrenjtë.

Tani pasi ka eksploruar qytetin, ka nisur të ndryshoj përshtypjet e tij për të mirë.

“Prishtina është qytet i mahnitshëm. Më pëlqejnë shumë monumentet. Pasi bëra disa shetitje, tash bëhem gati për të shkuar në stadiumin Fadil Vokrri. Kosova është kualifikuar në Ligën e Kombeve C, pas fitores me Azerbajxhanin” shkruan Galvez.