Fjalë Kyçe

Gazetarja bullgare: Ky do të jetë rezultat i ndeshjes

Gazetarja bullgare: Ky do të jetë rezultat i ndeshjes

Pak orë na ndajnë nga fillimi i ndeshjes ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Bullgarisë.

“Dardanët” do të zhvillojnë ndeshjen e parë në histori për kualifikimet e një Kampionati Evropian.

Interesimi për këtë ndeshje është i madh nga mediat shqiptare, por dhe nga ato bullgare.

Në Prishtinë ka ardhur dhe gazetarja Antoniya Bliznakova, e cila për Supersport Kosova dha një intervistë rreth ndeshjes së sotme.

Ajo ka thënë se atmosfera në Prishtinë është shumë e mirë dhe euforia njerëzve është një fakt pozitiv për Kosovën.

“Atmosfera para ndeshjes këtu në Prishtinë është shumë e mirë. Euforia e njerëzve këtu është e madhe, ashtu si pritshmëria për një fitore të Kosovës, kjo i bën mirë skuadrës së Kosovës”, tha Bilznakova.

E pyetur rreth spekulimeve nga mediat bullgare se kjo do të jetë ndeshja e fundit e Petar Hubchev si trajner i kombëtares, ajo shpreson që të mos jenë të vërteta.

“Nuk besoj dhe shpresoj të mos largohet nga skuadra ka bërë punë të mirë me këtë skuadër. Ne nuk e kemi Berbatovin por luajmë si një skuadër e bashkuar, ka bërë punë të mirë dhe mendoj se nuk ka më të mirë se sa Hubchev për mometin”, shtoi ajo.

Në fund ajo tha se ndeshja do të mbyllet me barazim, por shpreson në fitore të kombëtares bullgare me rezultat 2:1.

Ndeshja zhvillohet me fillim të orës 20:45.