Fjalë Kyçe

Gjesti i madh i Xherdan Shaqirit për vogëlushin e shtrirë në spital

Gjesti i madh i Xherdan Shaqirit për vogëlushin e shtrirë në spital

Xherdan Shaqiri i ka dërguar një mesazh të vogël për ditëlindjen e një fëmije tifoz të Liverpoolit, të shtrirë në spital.

Oliver është në spital që prej datës 2 tetor për shkak të problemeve me shtyllën kurrizore. Si tifoz i Liverpoolit, dëshira e tij ishte të merrte mesazhe nga futbollistët e tij të preferuar për ditëlindjen e tetë të hënën.

Ylli kosovar i Zvicrës dhe Liverpoolit nuk humbi kohë dhe ia plotësoi dëshirën Oliverit të vocërr.

Shaqa – i cili është duke e shijuar një sezon të parë fantastik me të kuqtë sepse në 18 paraqitjet e tij deri tani këtë sezon në Premierligë, 10 herë si titullar dhe tetë herë nga stoli, i ka regjistruar gjashtë gola dhe dy asiste duke dhënë kontribut të mjaftueshëm që Livepooli të marshojë drejt titullit – ia uroi tetëvjetorin e lindjes tifozit të tij të ri, duke i thënë se kurrë nuk do të ecë i vetëm.

“Urime ditëlindja e tetë, shoku im i ri Oliver. Shijoje ditën tënde. Kurrë nuk do të ecni i vetëm.