Fjalë Kyçe

Gjiganti turk pas futbollistit kosovar

Gjiganti turk pas futbollistit kosovar

Futbollisti nga Prishtina i Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës së Cosenzas në Itali, Kastriot Dermaku, mund të bëjë hapin më të madh në karrierën e tij.

Mbrojtësi 27-vjeçar e ka ngjallur interesimin e skuadrës së madhe turke Bashiktash.

Lajmi konfirmohet nga ‘aspor.com.tr’.
Ekipi i Beshiktashit mund të ketë probleme në mbrojtje, pasi disa prej titullarëve mund të largohen, dhe po mendojnë që tani për zëvendësuesit, ku një prej tyre është pikërisht 27-vjeçari shqiptar, Kastriot Dermaku.

Për shërbimet e tij së fundmi është interesuar edhe skuadra nga Serie A, Bologna.

Dermaku gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat italiane, Melfi, Empoli, Pavia dhe Lucchese.