Fjalë Kyçe

Golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve, listës i prinë futbollisti i Feronikelit

Golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve, listës i prinë futbollisti i Feronikelit

Në kuadër të rrethit të parë eliminator në Ligën e Kampionëve, janë zhvilluar tetë ndeshje.

Feronikeli ka marrë barazim dramatik në Uells kundër TNS me rezultat 2:2, derisa Shkëndija e Tetovës shënoi fitore 1:0 në Estoni përballë Kulja.

Në mes të tjerash, fitore shënoi edhe kampioni i Skocisë, Celtic që mposhti 3:1 Sarajevën në kryeqytetin boshnjak.

Tashmë dihen edhe top-golashënuesit e garës më të madhe për klube në Evropë në ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Në këtë listë, kryesojnë tre futbollistë të cilët kanë shënuar nga dy gola, e që në mesin e tyre është edhe Mevlan Zeka i Feronikelit.

Lista e plotë:

1. P. Avetisyan (Ararat) 2, L. Lappalainen (Helsingin Jalkapalloklubi), M. Zeka (KF Feronikeli) 2.

2. A. Bettaieb (Dudelange) 1 J. Borg (Valletta) G. Draper (The New Saints) O. Édouard (Celtic) A. Edwards (The New Saints) A. Fazliu (KF Feronikeli) M. Hoti (KF Feronikeli) A. Ibraimi (KF Shkendija) M. Johnston (Celtic) Javi Camochu (Don Denis Santa Coloma) D. O’Shaughnessy (Helsingin Jalkapalloklubi) C. Obasi (AIK Fotboll) M. Oremuš (FK Sarajevo) Douglas Packer (Valletta) E. Postnikov (FK Astana) K. Rexha (KF Feronikeli) S. Sinclair (Celtic) Chus Sosa (Don Denis Santa Coloma) D. Stolz (Dudelange)