Fjalë Kyçe

Grajçevci, një tjetër përforcim i Drenicës

Grajçevci, një tjetër përforcim i Drenicës

Skuadra e Drenicës zyrtarizoi afrimin e pestë në këtë afat kalimtar dimëror.

Klubi nga Drenasi nëpërmjet një njoftimi në profilin e saj njoftoi se Mesfushori 20-vjeçar, Atdhe Grajçevci, ka firmosur kontratë 18-mujore.

Ekipi tashmë po merr formë dhe shumë shpejt do të jetë e kompletuar me të gjithë elementët e nevojshëm. Grajçevci stinorin e kaluar u paraqit për KEK-un.

Drenica e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e pestë me 24 pikë.