Fjalë Kyçe

Guardiola flet për shkarkimin e Mourinhos, ja çfarë thotë

Guardiola flet për shkarkimin e Mourinhos, ja çfarë thotë

Pas Kloppit, Pochettinos dhe Emerys, Pep Guardiola është trajneri i radhës që solidarizohet me kolegun Jose Murinhon pas shkarkimit nga stoli i Manchester Unitedit ditën e martë.

Duke folur pas kualifikimit të Manchester Cityt të tij në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, pas goditjeve të penalltive kundër Leicesterit, katalanasi tha se pret që portugezi të kthehet shumë shpejt në stolin e një klubi.

“Kur ndodh unë jam i trishtuar për trajnerët. Kur situata nuk është pozitive, ne jemi vetëm. Unë jam pranë të gjithë atyre. Në futboll ndodh, por kur rezultatet nuk janë shumë të mira, mund të të shkarkojnë. Sigurisht që ai nuk ka nevojë për fjalët e mia, sepse ai është i fortë. Unë i uroj gjithë të mirat dhe së shpejti ai do të rikthehet”, tha Guardiola, i cili në karrierën e tij nuk e ka ndierë kurrë shijen e shkarkimit.

Ai u ndal të komentonte edhe paraqitjen e skuadrës së tij dhe lavdëroi edhe Arijanit Muriçin, portierin 20-vjeçar të kombëtares së Kosovës, i cili priti dy penallti të “dhelprave”.

“Ishte një ndeshje e fortë. Është gjithnjë një fushë e vështirë kjo. Aro është gjigant. Ai reagon shpejt dhe është shumë i fuqishëm me këmbë. Mori vendimet e duhura edhe në rastin e penalltisë së Herri Meguajërit, të cilën nuk e priti dot. Është diçka e pozitive për të. Është stërvitur mirë. Është një djalë shumë i ndrojtur. I meritoi duartrokitjet e mëdha, sepse gjatë gjithë ndeshjes ishte i shkëlqyer”.