Fjalë Kyçe

Haaland mund të blihet për vetëm 17 milionë euro në janar?

Haaland mund të blihet për vetëm 17 milionë euro në janar?

Erling Braut Haaland do të shkaktojë një ‘tronditje’ në tregun e transferimeve në mes skuadrave të mëdha, pasi është zbuluar se ai ka një klauzolë lirimi me Red Bull Salzburg në afatin kalimtar të janarit, për 17 milionë euro.

Sipas ‘Bild’, sulmuesi që ka shënuar 27 gola në 20 ndeshje për Salzburg, ka një klauzolë lirimi, që do t’i mundësojë atij largimit nga skuadra austriake, përcjell lajmi.net.

Media gjermane raporton se Borussia Dortmund po kryeson listën e skuadrave të interesuara për të, duke u ndjekur nga Manchester United.

Haland, reprezentues i Norvegjisë, ka mundësinë të eliminojë Liverpoolin nga Liga e Kampionëve, kur Salzburg e pret në shtëpi në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.