Fjalë Kyçe

Hazard debuton me një numër historik në fanellë!

Hazard debuton me një numër historik në fanellë!

Shumë u përfol numri që do mbajë Eden Hazard në fanellë, të gjithë tifozët presin që ai të marrë numrin 7, për të zëvendësuar menjëherë si duhet të larguarin Cristiano Ronaldo, mirëpo ky numër aktualisht mbahet nga Mariano Diaz.

Pak kohë më parë, u përfol se numri i belgut do të ishte 23-shi, që vetë lojtari e ka zgjedhur, lidhur me legjendën Beckham dhe legjendat e NBA, LeBron James dhe Michael Jordan.

Gjithsesi në ndeshjen e parë, atë ndaj Bayern Munich, Hazard bëri surprizën. Në fushë doli me numrin 50-të në fanellë, duke i lënë të shtangur të gjithë.

Kuptimi? Më datë 20 korrik përkujtohet dita kur njeriu zbaroi për herë të parë në hënë dhe ditën e djeshme ishte 50-vjetori i kësaj date të shënuar, për këtë Hazard vendosi të luajë me këtë numër, derisa të zgjedhë përfundimisht numrin e tij.