Fjalë Kyçe

Informata rreth shitjes së biletave për Feronikeli – TNS

Informata rreth shitjes së biletave për Feronikeli – TNS

Feronikeli pret skuadrën nga Wales, The New Saints, për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit në “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

Ndeshja do të zhvillohet të martën, me fillim prej orës 20:45.

Biletat për ndeshjen, Feronikeli – The New Saints, do të dalin në shitje të hënën, prej orës 10:00 – 18:00.

Këto janë pikat e shitjes së biletave:

Prishtinë: Dy pika, në stadiumin “Fadil Vokrri”

Drenas: Një pikë në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe një pikë në “Restaurant Dijamant”

Komoran: Një pikë në “Restaurant Dijamant”

Çmimet e biletave janë këto:

Veri dhe Jug: 3 Euro

Lindje: 5 Euro

Perëndim: 10 Euro

VIP: 15 Euro

Presidenti i Feronikelit, z.Naser Ramaj, ka vendosur që të dhurojë 3000 bileta falas, për të gjithë ata që duan të jenë në stadium.

Biletat falas do të jepen të martën, prej orës 09:00 – 12:00, në pikat shitëse të lartcekura dhe do të jepet vetëm një biletë për person.