Fjalë Kyçe

Inter-Milan, vazhdon gara për Xhakën!

Inter-Milan, vazhdon gara për Xhakën!

Inter dhe Milan janë duke garuar me njëri-tjetrin për të transferuar mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.

Xhaka pritet të largohet nga “Emirates Stadium” gjatë afatit dimëror pasi ka humbur besimin e trajnerit dhe ka spekulime që nuk do të luajë më për “topçinjtë”.

Futbollisti shau fansat në ndeshjen ndaj Crystal Palace dhe që nga ai moment nuk ka luajtur me fanellën e Arsenali, gjithashtu ka humbur edhe shiritin e kapitenit.

Në garë për Xhakën është edhe klubi i tij i vjetër, Borussia Monchengladbach, por lojtari nuk është i interesuar për t’u rikthyer në Gjermani.