Fjalë Kyçe

Ish-bashkëlojtari i Ronaldos, Cristiano nuk është egoist

Ish-bashkëlojtari i Ronaldos, Cristiano nuk është egoist

Cristiano Ronaldo shpeshherë është kritikuar për egoizmin e tij, por këto kritika i ka hedhur poshtë ish shoku i skuadrës së tij.

Ish mbrojtësi i Manchester United, Fabio da Silva ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për ndihmën që ia kishte dhënë ati dhe vëllait të tij, Rafael.

Dyshja braziliane ishte bashkuar me ‘djajtë e kuq’ në vitin 2008 ku kaluan gjashtë vite së bashku në klub.

“Disa njerëz ishin jashtëzakonisht të sjellshëm me ne, sikur Darren Fletcher” ka thënë braziliani për ‘ESPN’.

“Dëgjoja se Cristiano Ronaldo është egoist, por ai non stop na këshilloi të dy mua dhe vëllanë, sikur jashtë fushës ashtu edhe në fushë” ka thënë tutje Fabio.

“Në debutimin kundër Tottenham, luajta krahas tij. Cristiano më tha të mos rrezikoj në gjysmën tonë, sepse mund të mos kthehet për ndihmë. Pastaj më tha:’Kur të kalosh në gjysmën tjetër, bëjë çfarë të duash;. Me sportin e tij, ndihesha shumë pozitiv” ka thënë ndër të tjerash ai.

Fabio da Silva aktualisht paraqitet në Ligue 1 të Francës, me skuadrën e Nantes.